Questo sito si avvale di cookie necessari al funzionamento ed utili alle finalità illustrate nella cookie policy. Inoltre presenta cookie di terze parti. Se vuoi saperne di più o negare il consenso a tutti o ad alcuni cookie, consulta la cookie policy. Chiudendo questo banner, scorrendo questa pagina, cliccando su un link o proseguendo la navigazione in altra maniera, acconsenti all’uso dei cookie.

Statuto

Valutazione attuale: 0 / 5

Stella inattivaStella inattivaStella inattivaStella inattivaStella inattiva
 

STATUTI I BASHKISË E RURIT

TITULL I PAR
ELEMENTE XHENERAL

ARTIKULL 1/NJË
AUTONOMIA E STATUTIT

Bashkia e Rurit ishtë një Ent Autonom, përfaqëson bashkësinë e Rurit, ruon intereset e saj edhe e qenë përpara.
Bashkia shurben me autonomi, ma merr vesh Kostituciunën edhe elementet përbërës të ordinamentit, pë të qeje përpara aktivitetin e saj dhe kërkon të erreje të mbushje shurbimet istitucionalë.
Bashkia përfaqëson Bashkësinë e Rurit ka relaciunat me Shtetin, Rëxhunën e Mulizit, Pruvinxhën e Këmvashit o me tjerit Ente o soxhete publike e private, brënda objektivet të thënura ka ky Statut.

ARTIKULL 2/DY
OBJEKTIVE

Bashkia përfaqëson intereset e Bashkësisë, ruon zhvilimin e saj me rispektin e ambientit.
Bashkia mban ekuilibrin e dheut e saj e, bashkë me tjerit istituciuna nacionalë e internaxionalë, kërkon të mbaje kalluor të ljejturit e të ajrit, të dheut e të ujëvet e të  siguroje drejtet të gjindjes të sonde e të atyre çë ka të lehen. Ruon shëndetën e katundarvet e bashkëjetesin të gjithëve njërivet të gjallë.
Bashkia shurben për këta objektive:

jep drejt e plot njërivet e horës, njëriut vetëm e shoqërivet të bënjën pjesë ka jeta politike, administrative, ekonomike e sociale të Bashkisë e Rurit. Për këtë ruon e ndihën shërbimin vullundar e shoqatrat;
ruon e shtyn aktivitetët kulturorë e sportivë çë i bënjën mirë gjithëve;      
ruon, mban vluor e ndihën pasurit historikë, kulturorë, artistikë, uze dhe kostume çë janë ka hora;
i jep forcë zhvillimit ekonomik e social e bashkësisë edhe shtyn iniciativën imprenditorial të privatëvet për realixaciunën e pasuris të gjithve;
mban bashkëpunimet çë kërkonjën objektive socialë e të ndihmëse ndër këto;   
ruon gjellën e gjindjes, e njëriut edhe të fëmijëvet, i jep vler nënësis e atësis e ndihën prindët ka të mbajturit e ka edukaciuna e fëmijëvet e tyre edhe me shërbime socialë e edukativë; siguron drejtin e studimit e formaciunës kulturore e profesional për gjithë pë të siguroje lirin e edukaciunës.
rispekton e ruon gjithë etnit, gjuhët, kulturet, kultet e politiket; 
ndihën e ruon njërit çe kanë pak o ngë kanë mosgjë e do të jenë ndihur;
i jep li stesu drejta profesional, kultural, politike e social gravet e burravet.

ARTIKULL 3/TRE
E ZËNURA FILL

1. Bashkia Rurit ishtë Arbëreshe.    
2. Katundarët çë rrinjën Rur sonde vingjën kaha nga anë.
3. Bashkia ruon gjuhën, tradiciunat e folklorin Arbëreshë.

ARTIKULL 4/KATËR
Dheu dhe vendi bashkisë

Dheu bashkisë zgjirohet për kmq 31,44 e nget bashqit e Shën Mërtirit, Mundories, e Arinës.
Pullasi çivil, vendi i bashkisë, ndodhet ka Qaca Madhe ka numuri 50/pesëdhjetë.
Mbledhjetë bëhen ka vendi e Bashkisë. Ndonjëherë Këshillet mund bëhen edhe ka njetër vend.
Brënda dheut e Bashkisë ngë mund ndodhen çentralet nuklearë edhe ngë mund shkonjën skoriet radioaktivë.

ARTIKULL 5/PESË
STEMI EDHE GONFALONI

Bashkia ka aktet e ka sixhili ka embrin Rur.
Stemi Bashkisë ka një kishëzë e rrëgjënd e hapur e pa parathire sypër njëja dheu i kuq e torna torna ishtë i kaltër e ka shkruor “Aurora” me te rrëgjëndin.
Gonfaloni ishtë një pëlhurë e kuqe, gjithë e bukuruor me rëkame të rrëgjënda. Ndranamesna ishtë vunur stemi e sypër këtij ishtë shkruor me të rrëgjëndin “Bashkia Rurit”. Pjesët hekuri e kurduni janë të rrëgjënda. Shtiza ishtë e mbuluor me vëlut ka kulluri e pëlhurës. Ka freça ishtë vunur stemi Bashkisë e ka këmba ishtë shkruor embri. Skoli e rripet kanë kulluret e Nacjunës (i bardh, i kuq e i gjelbër) me franxhën e rrëgjënd. Si gja ka dekreti të Presidentit të dyzetë e shtatë të Marsit 1973. I shkruor ka Rëxhistri Araldik të arkivit çentral të Shtetit.
Ka çerimonjet dhe ka festat publike, edhe nga herë çë Bashkia ka bëje pjesë ka dogjëgjë o ka ver dogjakun, Sinku mund nxjerr gonfalonin me stemin e Bashkisë.
Uzi dhe riprodimi të stemit mund jenë bënë vetëm kur ishtë një interes publik.

ARTIKULL 6/GJASHTË
KËSHILLI BASHKIAK TË TË VEGJËLAVET

Bashkia mund sërresje këshillin bashkiak të të vegjëlavet ashtu edhe ata mund bënjën pjesë ka jeta përbashkte.
Këshilli bashkiak të të vegjëlavet ka zgjidhje sypër këta fate: ambient, sport, nge e lirë, lojëra, shoqata, kulturë, skollë, të vegjëla, pleq, Uniçef.

ARTIKULL 7/SHTATË
Programi dhe bashkëpunimi

Bashkia qenë përpara objektivet e saj si gja programi, me ndihmjen e propagandës edhe të gjithëve shoqatravet çë janë ka dheu e saj.
Bashkia kërkon bashkëpunimin me tjerit Bashqi, me Pruvinxhën e Këmvashit edhe me Rëxhunën e Mulizit.



TITULL II/I DYT
RREGULLIM.

Pjesë e parë
organet e Bashkisë

ARTIKULL 8/TETË
ORGANET.

Organet e Bashkisë janë: Këshilli, Sinku e Xhunta. Këta shurbenjën ashtu si ishtë thënur ka  ligji edhe ka ky Statut.
Këshilli i Bashkisë ishtë organi për kontrollin politik e administrim.
Sinku përgjegjet pë administrimin e pë Bashkin; ai ka edhe funksionat si Oficier i Guvernit ashtu si thot ligji i Shtetit.
Xhunta shurben bashkë me Sinkun për administrimin e Bashkisë e ndihën e këshillon këshillin.
Sinku e këshilltarët ngë mund shurbenjën ka entet e Bashkisë o ka ata ente çë janë të varejtura kana Bashkia.

ARTIKULL 9/NËNTË
SHQYRTIME TË ORGANEVET KOLEGJIAL

Shqyrtimet të organevet kolegjial vinjën bënur me votim i dukshëm; vinjën bënur me votim i fshehur vetëm kur kanë çë të ndanjën me njërit o kur këta ka të jenë të vlerë.
Shqyrtimet i bënjën përgjegjëset e ufixhvet; verbalixaciuna aktevet e të këshillevet i bënë  Sëkërtari i Bashkisë.
Kur Sëkërtari i Bashkisë ngë bën pjesë ka këshilli, ka vendi këtij ujet njetër këshilltar sërritur kaha Presidenti. Mund të jetë ai më i ri.
Presidenti o Sëkërtari shënonjën verbalin me embrin.   

ARTIKULL 10/DHJETË
KËSHILLI I BASHKISË

Këshilli I Bashkisë ka autonomi, përfaqëson gjithë bashkësin edhe kontrollon ke ligjtë vinjën vunur.
Këshilli ishtë i regulluor me ligj.  
Këshilli shurben ashtu si thot ligji e këtij Statut.
Këshilli i Bashkisë thot kush ka të jenë përfaqësuesët e Bashkisë ka entet e i emëron ashtu si i thënur ka ligji.
Këshilli i Bashkisë qenë përpara aciunat e këtij me ligj e gjithë mund shohënjën atë çë bën.
Aktet më të mbdhenja të këshillit ka të kenjën shkruor objektivet çë ka të errenjën edhe si ka të jenë të uzuor pasurit e me çë. 
Këshilli i Bashkisë bazohet ka solidariteti.

ARTIKULL 10 BIS/DHJETË PËRSËRITJE
PRESIDENTI I KËSHILLIT I BASHKISË

Presidenti drejton këshillin i Bashkisë; ai vjen kapuor brënda këshilltarvet, ka hapje e ka qeje përpara shurbimet e Këshillit.
Presidenti i Këshillit e Bashkisë ka drejtoje Këshillet; ka të thoje cila janë të thënat e ditës e kur ka të bëhen këshillet; pas, bashkë me Sëkërtarin, ka shkruoje gjithë atë çë u thuh ka këshilli; ka thoje cil’ishtë vullundata e këshillit edhe gjithë tjerit plotësime ashtu si i thënur ka ligji.
Presidenti ishtë zgjedhur kaha Këshilli i Bashkisë ka e para e ujur me shumjen e 2/3 e këshillervet. Ndë ka i pari votim ngë u e ruh ka shumja, athera  eleciuna bëhet me shumjen e Këshilltarvet po ka e para e ujur.
Këshilli, po ka e para e ujur, zgjedhën një ViçPresident, çë ka shurbeje kur Presidenti nëngë ishtë.
Presidenti e Këshillit ka të vur ka patelja një fashë çë ishtë e kuqe për jashta e e verdh ndranamesna, me stemin e Republikës ka një anë e stemin e Bashkisë ka tjetra anë.
Presidenti dhe viçPresidenti të Këshillit sosnjën shubërtimin i atyre ndë lënjën o ndë bjenjën.
Atëhera Këshilli i Bashkisë emëron njetër President ka e para e ujur.
Presidenti dhe viçPresidenti mund të jenë nxjerrur me një e shkrujte e aprovojtur kaha Këshilli i Bashkisë me votim i dukëshëm e me shumjen e 2/3 e Këshilltarvet.
Presidenti dhe viçPresidenti venjën e bjenjën kaha shurbimi kur e thot ligji.
Shurbimet e Presidentit mund të jenë të bënura ka Sinku.

ARTIKULL 11/NJË MBË DHJETË
SESION DHE SëRRISMJE

Aktiviteti e Këshillit e Bashkisë bëhet me sesion zakonshëme e jashtëzakonshëme
Janë zakonshëme të ujurit ku kushullohet pë bilançin e pë rendikondaciunën.
Sesionet zakonshëme ka të jenë sërritur pesë ditë parsa ditës çë ka bëhet Këshilli, ata jashtëzakonshëme tre ditë parsa. Kur kanë furrje, edhe një ditë parsa.  
E para e ujur e këshillit e Bashkisë pas votimit e sërret Sinku e ai e drejton njera ka eleciuna e Presidentit i Këshillit. E ujura vete përpara me drejtimin e Presidentit e Këshillit për tjerit shërbime. E sërresja e Këshillit e shurbimi ditës i lipën Presidenti e Këshillit o Sinku o edhe 1/5 të Këshëlltarvet. Ka këta dy herë të fundëme mbledhja ka të jetë bënur brënda njëzetë ditë.
Korrieri i bashkisë qenë një njoftim i shkruor ka shtëpia këshilltarvet . ky njoftim mund të ket edhe nje sërrisje e dytë çë ka të jetë bënur pas dy ditë së parës.
Ndë janë tjerit të thënura të ditës, këta mund të jenë vunur një ditë parsa mbledhjes.
Gjithë të thënurit e ditës  ka të jenë vunur ka albi pretor ditën parsa mbledhjes e ka të jenë thënur gjithve katundarvet ashtu ata mund të venjën e bënjën pjesë.       
Këshilltarët ka të dinjën atë çë ka të thuhet ka mbledhja tre ditë parsa, ndë mbledhja ishtë zakonshëme, dy ditë ndë mbledhja is jashtëzakonshëme e njëmbëdhjetë orë ndë ishtë sërritur me furrje.
Të ujurit e këshillit janë haptë për gjithë katundarët.
Sinku drejton të parën sërresje e këshillit e bashkisë pas eleciunëvet e përsërritjes, mbledhja ka të bëhet brënda dhjetë ditë.
Ndë Sinku ngë mund e sërresje pse vajti rra, e nxorrën o vkiqi, këshilli vjen zgjidhur; këshilli edhe xhunta mbjeten njera ka tjerit eleciunë e viçSinku drejton këshillet.

Artikull 12/dymbëdhjetë
Programi i mandatit.

Brënda një qind e njëzet ditë çë u vuh Sinku, ai, bashkë me xhuntën, thot pruxhetet çe ka të jenë bënë gjatë gjithë mandatit e tij.
Nga këshilltar i bashkisë ka drejtë të shurbeje sypër prugramit, të e shtoje o të e  kanjoje.
Nga  vjet, i tridhjetë të Shtatorit, këshilli, me sesion jashtëzakonshëme, sheh ndë Sinku dhe këshilltarët bërën gjithë shubërtimet ashtu si ishi thënur sypër programit. Ndë hynjën tjerit prubleme, këshilli shton modifiket.
Kur soset mandati, Sinku jep rendikondaciunën e programit. Këshilli ka të thot ke ejë, pas çë varevi atë çë u bëh.

Artikull 13/trembëdhjetë
Komision

Këshilli i Bashkisë mund emëroje komisjona për nga herë, për pak mot o e zgjidhur. Këshilltarët bënjën pjesë të këtyre komisjona. Për ata komisjona çë ka të kontrollonjën, janë këshilltarët e oposicjunës çë i drejtonjën.
Komisionatë janë të regulluora me ligj.


artikull 14/katërmbëdhjetë.
këshillert


Shteti juridik, të lënurit i njëja këshilltar e të vuhurit i njëja  ka vendi njetri, janë të rregulluor me ligj.  Ata përfaqëzonjën gjithë bashkësin.
Këshilltari plak ishtë ai çë pati më shumë vote. Ndë dy këshilltarë patën po ata vote, athera plaku ishtë ai çë ka më shumë vjetë. Këshilltarët çë ngë venjën ka mbledhjet për tre herë pa thënur pse, vinjën nxjerrur e Sinku i tërgon një shkrimje ashtu si ishtë thënur ka ligji. Brënda njëzet ditë, këshilltari mund i tërgoje Sinkut një shkrimje për të thoje pse ngë vajti e pas këshilli ka thot çë ka bëhet. 
Artikull 15/pesëmbëdhjetë
Drejtësi dhe dëtyra të këshilltarvet

Këshilltarët kanë drejt të japnjën pyesje e proposime ligji.
Shurbimi i Këshilltarvet ishtë i ruojtur me ligj.
Për të shurbenjën mirë, këshilltarët kanë drejt të njohënjën gjithësej. Ata kanë drejt të shohën gjithë aktet e dokumentet çë i duhen e ka të mbanjën fshehur atë çë dinjën.
Këshilltarët kanë drejt të kenjën kopje të vendimet të xhuntës o të Këshillit brënda tre ditë, pas çë vendimet vinjën të publikuor.
Nga këshilltar ka të ketë një shtëpi ka hora e Bashkisë; ishtë ati çë i tërgonjën gjithë sërrituret e këshillit.
 
ARTIKULL 16/GJASHTëMBëDHJETë
GRUPE KëSHILLTARE


Këshilltarët mund vuhen bashkë ashtu si thot ligji i Këshillit e Bashkisë e Sinkut i vjen thënur kush ishtë përgjegjësiu e grupit.                                                        
Këto grupe ka të jenë bënur me më paka dy veta.
Ka Bashkia e Rurit ishtë mbledhja e përgjegjësvet e grupevet.
Përgjegjëset e grupëvet mund të kenë pa paguor një kopje të aktevet të shurbimit e tyre.
Ndë janë më ke dy veta, grupet e këshilltarvet mund kumbërdohen ka një vend çë Sinku ve pë ata.

artikull 17/shtatëmbëdhjetë
Sinku

Katundarët zgjedhën Sinkun ashtu si thot ligji. 
Sinku përfaqëson Bashkin, ishtë i përgjegjësiu e administrimit, verifikon shurbimet e Bashkisë, i jep direktive Sëkërtarit e Bashkisë, drejtorit përgjegjësivet administrativ edhe ruon ndë vinjën bënur aktet.
Sinku shurben ashtu si thot ligji edhe Statuti e drejron punët e Shtetit o të Rëxhunës çë ka Bashkia. Sinku ka edhe tjerit mundësi: syhaptësi e kontrol sypër shurbimit e këshilltarvet e sypër strukturavet e administrimit. 
Sinku emëron përfaqësuest e Bashkisë ka Entet edhe istituciunët.
Sinku mund thot kur ufixhet publike çë janë ka teritori ka të rrinjën hapur e mbyllur.
Ky Statut i jep Sinkut tjerit kompetenca: gjithë ata shurbime të lidhura me administraciunën, syhaptësin e organizimin e ufixhit.

ARTIKULL 18/TETËMBËDHJETË
TË JIPURIT E ADMINISTRACJUNËS


Sinku përfaqëson Entin, ai mund i jap ndonjëja këshilltari funxjunat e tiji. Sinku ishtë edhe përgjegjësiu e administraciunës e Bashkisë.
Sinku drejton e qenë përpara shurbimin polikit e administrativ të Bashkisë, edhe shurbimin e xhuntës e të këshilltarvet;
bën marrveshje me gjithë njërit publikë ashtu si thot ligji, pas çë u gjegjë me këshillin e Bashkisë;
sërret mbledhjet për referendumet ashtu si thonjën artikullet e ligjit 8 T.U. n. 267/2000;
merr rregullet urxhentu ashtu si ishtë thënur ka ligji;
emëron Sëkërtarin e Bashkisë ta kapuor ka albi;
i jep Sëkërtarit shurbimet e drejtor e përgjithshëm kur ngë ishtë një kunvënxjun me tjerit Bashqi për emërin e drejtorit;
emëron përgjegjësët e ufixhravet, jep shubërtime ashtu si thot ligji 109 e 110 del T. U. n. 267/2000.

ARTIKULL 19/TETËMBËDJETË
TË JIPURIT E TË RUOJTURIT


Sinku mund të marrje informaciuna e akte, edhe të ruojtura, ka gjithë ufixhet çë bënjën pjesë e Bashkisë.
Sinku bën aktet të ruojtura të drejtëvet e Bashkisë e kontrollon, edhe bashkë me Sëkërtarin e Bashkisë o me drejtorin, ndë ky ishtë,  gjithë shurbimin e Bashkisë.
Sinku ruon shurbimet e ufixhëvet, istituciunat e shoqërit çë bënjën pjesë e Bashkisë.

ARTIKULL 20/NJËZET
TË JIPURIT E ORGANIXACJUNËS

Sinku thot atë çë ka thuhet ka Xhunta, e sërret edhe e drejton.

ARTIKULL 21/NJËZET E NJË
VIÇSINKU

Sinku emëron Viçsinkun, çë ishtë asesori çë pati delëgën e përgjitshëme e me këtë mund të qeje përpara gjithë shurbimet e Sinkut, ndë ky këtu ngë ishtë o ngë mund shurbeje.
Delëgat për asesorët e këshilltarët ka të jenë thënur këshillit e pas vunur ka albi pretor.
   
ARTIKULL 22/NJËZET E DY
MOSBESIME

Voti i Këshillit e Bashkisë kundru njëja të thënuri e Sinkut o të Xhuntës ngë qenë ka të lënurit.
Sinku e Xhunta sosnjën të shurbenjën ka Bashkia ndë kanë mosbesimen kaha shumja e këshillit e Bashkisë.
Mosbesimja ka të jet thënur pse edhe e shnuor kaha 2/5 e këshilltarvet e vjen e kushulluor jo parsa tetë ditë e jo pas tridhjetë ditë çë kur qeti e njohur. Ndë vjen thunur ke ejë ka mosbesimja, këshilli vjen i zgjidhur e vjen emëruor një komisar, ashtu si thot ligji.     

ARTIKULL 23/NJËZET E TRE
TË LËNURIT E SINKUT

Të lënurit e Sinkut ngë mund të jenë të rrëtruora pas njëzet ditë çë qetën thënur. Pas këtija moti, këshilli vjen zgjidhur e vjen emëruor një komisar.
Ndë Sinku ngë mund bëje më shubërtimin e atij, e vërton një komisjun me tre veta çë e emëron këshilli e bënjën pjesë njëri çë ngë janë të këshillit.
Viçsinku o asesori më plak ka të venjën e shohën pse Sinku ngë mund bëje më shubërtimin e tiji.
Pas tridhjetë ditë ka të thonjën pse Sinku ngë mund bëje më shubërtimit e tiji.
Këshilli e thot ka një e ujur publike pas dhjetë ditë.
       
ARTIKULL 24/NJËZET E KATËR
XHUNTA E BASHKISË


Xhunta ka shurbime aministrative, shurben bashkë me Sinkun pë të qeje përpara Bashkin, shurben me forcë e gjithë mund shohën atë çë bënë.
Xhunta bënë gjithësej për të erreje ka objektivet e saj. Xhunta ka shubërtira politike e administrative, ajo zgjidhën prugramet çë ka të qeje përpara e kontrollon atë çë qeti bënur.
Nga vjet, Xhunta i thot Këshillit e Bashkisë aktivitetën çë bëri brënda vitit.

ARTIKULL 25/NJËZET E PESË
SI ISHTË BËNUR


Ka Xhunta bënë pjesë Sinku e ka, më shuma, gjashtë asesore. Ndranamesna këtyre, një ishtë Viçsinku.
Asesorët janë të kapuor ndranamesna këshilltarvet ma mund jenë marr edhe asesorët jashta Këshillit për më shuma 1/3 të numerit e Xhuntës ndë kanë kompetenxat.                                      
Asesorët të jashtëme mund bënjën pjesë ka të ujurit e këshillit e ka të kushullojturit ma ngë mund japnjën votin.

ARTIKULL 26/NJËZET E GJASHTË
EMËRIM

Sinku emëron Viçsinkun e gjithë xhuntën. Këta vinjën njohur ka këshilli e Bashkisë ka e para e ujur pas eleciunvet. 
Sinku mundë nxjerr një o më asesorë e ka të i thot këshillit pse e brënda pesëmbëdhjetë ditë ka të vurr njetër o tjerit.     
Asesorët janë të ruojtur me ligj. Megjithëatë asesorët ngë mund bënjën pjesë e xhuntës ndë janë gjëri gjithë manersh me Sinkun.
Xhunta rri njera çë kanjon këshilli e Bashkisë o ndë Sinku e nxjerr.

ARTIKULL 27/NJËZET E SHTATË
si shurben xhunta


Xhunta vjen sërritur, e drejtor edhe e qejtur përpara ka Sinku, çë ruon aktivitetin e asesorvet e, bashkë me ata, thot atë çë ka kushulluohet ka mbledhjetë. 
Xhunta shurben me vendime kolegjial të marrura me të ujura fshehur. Këta vendime, pa bol, vinjën tërguor këshilltarvet të përgjegjëse pë të jenë vunur ka albi.
Shurbimi Xhuntës ishtë ruojtur me ligj.

artikull 28/njëzet e tetë
kompetencë

Xhunta shurben bashkë me Sinkun ka aministraciuna e Bashkisë e bën aktet çë ngë bën Këshilli, Sinku, Sëkërtari o përgjegjësët e shërbimet e Bashkisë.
Xhunta bën shurbimet çë ja thot këshilli edhe e ndihën.
Xhunta ka gjithë këta funxjuna:
prupunirën rregulimet Këshillit;
jep, aty ku ligji e thot, shurbime me besime;
thot ke ejë ka pruxhetet;
bën proposime çë pas ka të jenë të shihura ka këshilli;
Shurben bashkë me tjerit organe;                                                           
Kanjon tarifa  e i thot Këshillit cilë mund të jenë të ret;
Emëron kumsjunat pë konkorset publike;
thot cila janë kriteret xheneralë pë kontributet pë gjindjen o entet;
thot ke ejë ka rregullimet e ufixhëvet ashtu si thonjën kriteret xheneral e këshillit;
thot ke ejë o ke jo ka dhurimet;
thot kur ka bëhen kumixjet o referendumet e bën ufixhin e Bashkisë kur janë eleciunët;
bën shurbime të lidhura me pruvinxhën, rëxhunën e shtetin kur ngë mund i bëje njetër organ;
thot ke ejë ka marrveshjet;
zgjidhën mosmarrëveshjet ndër organet çë qenjën përpara entin;
Pas gjegjur drejtorin xheneral, thot cilë janë parametret e shurbimevet;
Pas gjegjur revizorin e kundëvet, thot cilë janë mudjelet pë të varehet xhëstiuna ashtu si thot liji e Këshilli;
Thot ke ejë ka Pegu;
Bën atë çë mun pë të vur paqe;
Xhunta përfaqëson Këshillin ka çerimoniet ufiçjalë.

ARTIKULL 29/NJËZET E NENTË
STATUTI E AMINISTRATORVET


Statuti ruon drejtin e njërivet çë mbulonjën ngarkimin e aministrator ka Bashkia pë të shkonjën mandatin e  tyre me ngen, shurbimet e pasurit çë duhen edhe ta uzuor kompensimet  ashtu si thot ligji.
Aministratorët janë Sinku, Këshilltarët e Bashkisë edhe ata çë bënjën pjesë ka xhunta.
Aministratorët janë ruojtur ashtu si thot ligji e Statuti, çë qeti bënur sypër ligjit, ve fjalën edhe pë kompensimet e lëjet.


TITULL III/I TRET
ISTITUTE TË MIRRPJESJE E DREJTE TË KOMBËTARVET

PJESË E PARË
PJESËMARRJE E DEÇENTRALIXACJUN

ARTIKULL 30/TRIDHJETË
PJESËMARRJE POPULLORE

Bashkia shtyn e ruon pjesëmarrjen e njërivet e horës, njëriut vetëm o shoqërivet, ka   administrimi e entit pë’ një ecur më e mirë.
Pjesëmarrja popullore bëhet me asocjaciunat vullundarë e me drejtin e njërivet e horës të marrën pjesë ka aministracjuna.
Këshilli bashkiakë bën një regullim ku ishtë shkrujtur si katundarët mund të vlerën drejtet e tyre.

PJESË E DYTË
SHOQËRIA E VULLUNDARJATI

ARTIKULL 31/TRIDHJETË E NJË
SHOQËRIA

Bashkia shtyn shoqërin ka dheu e saj.
Pë këtë, Xhunta e Bashkisë shënon gjithë shoqërit çë shurbenjën ka dheu e bashkisë.
Pë’ të shnohen, shoqërit ka të lënjën ka Bashkia një kopje të Statutit e ka të thonjën cil ishtë  vendi ku rrinjën edhe embri e përfaqësuesit.
Ngë vinjën të njohura shoqërit të fshehta.
Shoqërit të shnuojtura ka bënjën bilançin nga vjet.
Bashkia mund lypje këshillin e shoqërivet.

ARTIKULL 32/TRIDHJETË E DY
KËSHILLI E IMIGRANTËVET

Ka Bashkia Rurit ishtë Këshilli e imigrantëvet çë lidhën Sinkun, Xhuntën, Këshìllin Bashkiak me përfaqësuesin e imigrantëvet çë rrinjën ka Bashkia.
Ky Këshillë duhet pë’ të shtyje katundarët e imigrantët të rrinjën mirë bashkë, me respektin e ligjes.
Këshilli dhurisën dy vjet e e sërret Sunku. Rregullimi e tij ka të jet apruvuor ka Asemblea e imigrantëvet e ka Këshilli Bashkiak. Ka rregullimi ka të jet thënur si ka të shurbeje Këshilli.
Këshilli e imigrantëvet rri e vete përparna njera çë imigrantët mund vutonjën.

ARTIKULL 33/TRIDHJETË E TRE
TË DREJTA E SHOQËRIVET

Nga shoqëri ka drejt të të jet sërritur ka setori ku ajo shurben.

ARTIKULL 34/TRIDHJETË E KATËR
NDIHËME SHOQËRIVET

Bashkia mund i jap Shoqërivet, ma jo partitëvet pulitëk, ndihëme me solte pë’ shubërtirën çë bënjën.
Bashkia mund i jap Shoqërivet edhe tjera ndihëme, si gja pasuri o shërbime.    
Rregullimi thot si ka të jenë dhënur këta ndihme pse gjithë shoqërit ka të kenë li stesu ndihëme.
Bashkia, pë’ këta ndihëme, mund shurbeje bashkë me shoqërit vulluntar.
Shoqërit çë patën ndihëme me solte o pasuri, kur soset viti ka të thonjën si i uzovën.

ARTIKULL 35/TRIDHJETË E PESË
VULLUNTARIAT

Bashkia shtyn vulluntariatin e shtyn gjindjen të bëje aktivitete çë ndihënjën ata çë janë të harruor edhe pë’ të ruhet ambienti.
Vulluntariati mund thoje atë çë pënxon sypër bilançit e prugramet e entit e mund shurbeje edhe bashkë pë të bëhen pruxhete e studime.
Bashkia thot ke vulluntariati ka të ket gjithë atë çë i duhet pë’ të shurbeje mirë. 


PJESË E TRETË
PË’ TË BËHET PJESË.

ARTIKULL 36/TRIDHJETË E GJASHTË
KONSULTIME

Aministracjuna Bashkiake mund lipje konsultime gjindjes e horës pë’ të dije çë pënxonjën ata sypër shurbimit e aministracjunës.     
Një rregullim thot si ka të jenë këta konsultime.  

ARTIKULL 37/TRIDHJETË E SHTATË
PETICJUNA

Gjithë sa janë, edhe ndë ngë rrinjën ka dheu e Bashkisë, mund lypnjën ndihmjen e organevet e aministracjunës pë’ fate çë janë pë gjithë.
Pjesëmarrja mund të jet bënur pa formalitata.    
Ndihmja ka të jet tërguor Sinkut; ai, brënda dhjetë ditë, ja jep t’e vareje organit kompetent e i tërgon nje kopje grupevet çë janë ka këshilli bashkiak. 
Ndë ndihmja ishtë lypur nga më paka 200 (dy qind) veta, organi kompetent ka të përgjegjet brënda 30 (tridhjetë) ditë.
Ndihmja çë qeti lipur dhe atë çë tha organi kompetent ka të jenë vunur  ka një vend ku mund jenë shihur ka gjindjet.
Ndë ndihmja ishtë lipur nga më paka 250 (dy qind e pesëdhjetë) , nga këshillëtar mund lypje ke ndihmja ka të jet kushullor ka këshilli bashkiakë çë vjen, brënda 30 (tridhjetë) ditë.


ARTIKULL 38 /TRIDHJETË E TETË
PROPOSIME.

Ndë një numur e eletore jo më pak ke 200 (dy qind) i tërgon Sinkut proposime pë’ ate aministrative, Sinku, pas çë ja tha ke ej Sekretari, qenë proposimin ka këshilli bashkiak brënda 30 (tridhjetë) ditë. 
Organi kompetent, pas çë gjegji proposimet, ka të marr një vendim brënda 30 (tridhjetë) ditë.

ARTIKULL 39 (TRIDHJETË E NËNDË)
REFERENDUMI

Një numur e eletore katundarë jo më pak ke 10% të të shënuorit ka listat eletoral mund lypnjën referendume sypër kempetenxë të bashkisë.
Ngë mund jenë lypur referendume sypër aktivitete të lidhura me ligje e shtetit o e rëxhunës o ndë qeti bënur një referendum sypër atja këshilli më i pari (brënda pesë vjetë).
Atë çë ka të jet lypur eletorvet ka të jet kapirtur ka gjithë e ka të jet shkruor ka një manjerë çë mund kapiret vetë ai këshill.
Këshilli Bashkiak, brënda 20 (njëzetë) ditë pas çë u di rizultati e referendumit,  ka të bëje një at formal sypër atija referendumi.


ARTIKULL 40 (DY ZETË)
DREJTËSI E INFORMACJUN

Gjithë atet e aministracjunës, nxjerrur ata çë dihet të cilja janë, janë publike e gjithë ka të e dinjën.
Informacjunat ka të jenë vunur ka një vend çë gjith gjindja mund i shohje, sa hyn ha Bashkia, ka udhat më të mbdhenja e ka vendet publike.


ARTIKULL 41 (DY ZETË E NJË)
INSTANCË.

Gjithë gjindjet, njërit vetëm o shoqërit, mund i lypnjën Sinkut këshille sypër aktivitetit e aministracjunës.
Sinku ka të i përgjegjet brënda 30 (tridhjetë) ditë.


PJESË E KATËRT
AVOKAT QYTETAR

ARTIKULL 42/ DYZETË E DY
EMËRIM

Avokati qytetar ishtë i sërritur nga këshilli bashkiak o edhe nga tjerit Bashqi o nga Pruvinxha e Këmvashit me votim i fshehur e me shumësin e dy të tretat e këshillert.
Nga katundar çë ka kërkesjet mund vur kandidaturën e tij ka aministracjuna e bashkisë çë bën një listë.
Avokati qytetar ishtë kapuor ndranamesna atyre çë kanë kompetencë juridike e të diplomuor për drejtësi o ekonomi.
Avokati qytetar rri gjithë ngen çë rri këshilli çë e sërriti e njera çë erren tjetri.    
Ngë mund jetë sërritur të bëje avokatin qytetar kush ngë mund bëje këshillerin bashkiak; parlamentarët, këshillert rexhunal e bashkiak, ata çë bënjën pjesë ka shoqërit ndër Bashqi, priftrat, partitet polikit; ata çë shurbenjën ka Bashkia, gjërit e këtyre o kush ka ndognjë kuntrat me atë.

ARTIKULL 43/DYZETË E TRE
RËNIE

Avokati qytetar sosën shubërtirën e tij ndë erren dogjagjë çë ngë vete më mirë o ndë ai bëri një shubërtirë privat pë aministracjunën.
Vjen nxjerrur nga këshilli bashkiak.
Mund jet nxjerrur pë fate të mbdhenja me shumësin e dy të tretat e këshillerët.

ARTIKULL 44/DY ZETË E KATËR
FUNXJUNA

Shurbimi avokatit qytetar ishtë të bit e rëspetohet ky statut brënda ufixhëvet e bashkisë.
Avokati qytetar ka të erreje nga herë çë ngë vjen rërpetuor ligjia, statuti o rregullori.
Avokati qytetar ka të bëje gjithë atë çë mun pë’ të jet rëspetuor ligja e ka ndihje pjesën çë pati dëm.
Avokati qytetar ka ruoje ke gjithë katundarët ka të kenë li stesu drejte.
Ka të mbaje ufixhin hapët pë gjindjen më paka një herë ka java.

ARTIKULL 45/DYZETË E PESË
KOMPETENCA

Ufixhi e avokatit qytetar e gjithësej çë i duhet ka të jenë dhënur nga aministracjuna e bashkisë.
Avokati qytetar mund vareje atet e dokumentet e aministracjunës edhe mund i lypje.
Brënda tridhjetë ditë thot rizultatin e shubërtirës çë bëri.
Pë të jet sëkuru ke gjithësej vete mirë, mund bëje pjesë, ma ngë mund vutoje o marrje pjesë, ka të ujurat publike e konkorsevet o astat.

ARTIKULL 46/DYZETË E GJASHTË
RELACJUNA NGA VJET

Nga vjet, brënda muojt e marsit, avokati qytetar ka bëje një relacjunë sypër shubërtirës e vitit çë shkovi.
Avokati qytetar mund japje edhe këshille pë’ të veje përpara më mirë ativiteti aministrativ e shërbimet publike.
Relacjuna ka të jet vunur ka albi pretor e tërguor gjithve këshillervet. Pas ka të jet kushullor brënda tridhjetë ditë ka këshilli e bashkisë.
Nga herë çë duhet, avokati qytetar mund i thoje Sinkut ndë dogjagjë ngë vete pë’ të jet kushullor ka këshilli bashkiak brënda tridhjetë ditë.

Sportello Linguistico

Lo Sportello Linguistico Regionale(SLR) per le minoranze linguistiche storiche del Molise, nasce per tutelare le comunità di lingua e cultura Arberesche;  (Campomarino-Motecilfone-Portocannone-Ururi) e quelle di lingua e cultura Croata (Acquaviva Collecroce-Montemitro-San Felice del Molise)